“Një natë në nder të Karlit”, çfarë pritet të ndodhë në Met Gala 2023

E hëna e parë e Majit shënon eventin më të madh të modës në botë “Met Gala”. Në këtë Met Gala do të zhvillohet dhe ekspozita për të ndjerin Karl Lagerfeld. Është lajmëruar që në Shtator nga Java e Modës në Paris se kjo gala do të jetë për nder të Karlit.

Karl Lagerfeld

Lagerfeldd u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare dhe ishte një nga dizajnerët më të mëdhenj dhe më të famshëm në historinë e modës. Markat si Fendi, Chanel janë produkt i punës së tij. Vizatimet e mbetura nga ai do të shfaqen në veshje tredimensionale.

Ka të ngjarë që shumë nga të famshmit që do të marrin pjesë do të veshin diçka vintage dhe veshje nga koleksionet e mëparshme të Karl.

Por, kë do të shohim të pranishëm këtë vit? Edhe pse ende të pakonfirmuar, e sigurt është që Dua Lipa, Michaela Coel, Penelope Cruz dhe Roger Federer do të jenë prezentë në natën e madhe pasi janë bashkë-organizatorë të eventit.

Anok Yai, Shalom Harloë, Kendall Jenner, Liu Wen, Adut Akech, Natalia Vodianova, Naomi Campbell, Amber Valletta, Gigi Hadid dhe Devon Aoki u shfaqën secila në kopertinën e fundit të American Vogue në një homazh për Lagerfeld si 10 nga modelet që ai më pëlqente më shumë të punonte, kështuqë me shumë mundësi ato do të jenë të pranishme.

Transmetimi i drejtpërdrejtë vjetor do të organizohet nga Emma Chamberlain, LaLa Anthony, Derek Blasberg dhe Chloe Fineman dhe do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në faqen e internetit të Vogue, si dhe në faqet e revistës në YouTube, Instagram, Facebook dhe Tëitter.

Transmetimi i drejtpërdrejtë është caktuar të fillojë në orën 23:00 të datës 1 Maj./tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share