Një murale për Ismail Kadarenë në Tiranë nga argjentinasi Maximiliano Bagnasco

Dy muaj pasi kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, ndërroi jetë, figurën e tij mund ta shohim të përjetësuar në Tiranë, përmes një muraleje të artistit argjentinas, Maximiliano Bagnasco.

Vepra ndodhet në fasadën e një prej pallateve në zonën e Bulevardit të ri, tashmë e përfunduar dhe gati për tu admiruar nga qytetarët jo vetëm shqiptar por dhe ata të huaj që vijnë në Tiranë.

“Është një vepër e madhe që prek padiskutim kryeveprën. Kjo është vepra më e mirë do të thoja e Bagnascos. Është një vepër që tregon shumë kulturë, tregon personalitet. Jemi me fat që kemi këtë vepër dhe jam i bindur që kur të vijnë dhe turistë të ndryshëm nga bota është një gjë shumë e mirë që të kemi një murale të Ismail Kadaresë i cili është kaq i njohur në botë”,-shprehet  Helidon Haliti, kurator “Mural fest”.

Vitin e kaluar realizoi muralen e Leonel Messit. Këtë herë ju deshën  dy muaj  për të studiuar portretin e Kadaresë dhe vetëm 7 ditë për ta realizuar.

“Ai solli një propozim shumë interesant sepse vet tematika e “Mural Fest” është Inteligjenca Artificiale. Solli një Ismail me shumë dimensione të ndryshme,në një qendër, në një spot të jashtëzakonshëm, qëndra e Tiranës apsolutisht dhe padyshim ai bëri një vepër shumë të madhe ku këtu kthehet në një vend pelegrinazhi mbasditeve.”

Në muret e pallateve në kryeqytet ka më shumë se 100 murale, të realizuara nga artistë të ndryshëm. Këtë vit në edicionin e gjashtë të “Mural Fest” marrin pjesë 14 artistë nga e gjithë bota.

Lexo gjithashtu

Me poezinë e Sadije Alitit në Berlin të Gjermanisë

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin në Gjermani, në një mbrëmje artistike e letrare u organizua  takim kulturor  “Portret letrar-krijimtaria letrare e Sadije Alitit”, autore, poete, profesoreshë, gazetare, humaniste e veprimtare nga Tetova për promovimin e krijimtarisë letrare.   Në fillim të pranishmit i përshëndeti   ambasadori i  Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin Dr.Ylber Sela, i cili theksoi se në angazhimin e tij në këtë ambasadë krahas veprimtarive të tjera, kjo mbrëmje dhe ky aktivitet është  i pari në mandatin tij si ambasador, për të shënuar edhe një rrugëtim të mbarë edhe për organizime të tjera artistike, me aktivitete tjera kulturore, se ai dhe ambasada do të jenë çdo herë në mbështetje e përkrahje. Ai poetes i dhuroi një dhuratë modeste në shenjë faleminderimi për kontributin e dhënë për afimrimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Ballkan e më gjërë, me dëshirë që promovime të ketë edhe në qytetet tjera në Gjermani.  Një vlerësim mbi poezinë dhe krijimtarinë letrare të poetes tetovare prezentuan Mimoza Veliu dhe Vjollca Hajdari, ndërsa poezi  në gjuhën shqipe dhe gjermane recituan Ramie Zogjani dhe Rudina Zeqiri. Aktivitetin kulturor e moderoi zonja Afërdita Suka.  Vjollca Hajdari, në vlerësimin e saj mes tjerash theksoi: ”Sadije Aliti tanimë ka gjetur botën e saj brenda artit poetik,…
Më tepër
Total
0
Share