Një grua 60 vjeçe në Gjermani ka humbur jetën në një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar edhe shtatë persona të tjerë.
Në aksidentin zinxhiror në Bavari ishin të përfshirë 4 vetura të dëmtuara rëndë, ndër të cilat edhe një veturë e policisë.
Siç raporton Policia në Gjermani, gruaja 60 vjeçare që po vozistë një veturë të tipit “Seat” u përplas me një Hyundai që vinte drejt saj.
Vetura “Seat” që rrotullohej ndaloi vetëm kur u përplas me një makinë patrullimi policie që po lëvizte pas Hyundai-t.
Momentalisht është duke u përcaktuar shkaku i aksidentit. Derisa, siç shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv, në total ka pasur dëme rreth 100 mijë euro.