Berlusconi në bankën e të akuzuarve për çështjen “Bunga Bunga”

Nëse ai dënohet, do të apelojë dhe do të qëndrojë në Parlament derisa të arrihet një vendim duke minimizuar pasojat për qeverinë

Një gjykatë italiane do të japë vendimin e saj nëse ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka paguar dëshmitarë për të gënjyer në një rast prostitucioni me të mitur që ka hedhur hije mbi karrierën e tij politike.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg për Berluskonin, duke e akuzuar atë për ryshfet ndaj të ftuarve në festat e tij për të dhënë dëshmi të rreme në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një 17-vjeçare. Berlusconi, partia e të cilit “Forza Italia” është një komponent kyç i koalicionit konservator të kryeministrit Giorgia Meloni, ka mohuar akuzat dhe thotë se ai është viktimë e një komploti prej vitesh për ta nxjerrë atë nga politika.

Skandali mbi të ashtuquajturat festat “Bunga Bunga” kontribuoi në rënien e Berlusconit si kryeministër në vitin 2011, duke shënuar fundin e qeverisë së tij të katërt. Ai u shpall i pafajshëm në rastin fillestar, me një vendim të Gjykatës së Apelit se ndërsa kishte paguar një adoleshente për seks, nuk kishte asnjë provë që ai e dinte se ajo ishte e mitur. Ai u fut sërish në bankën e të akuzuarve pasi u akuzua për ryshfet për dëshmitarët.

Çështja u nda në tre qytete për shkak të vendit ku jetonin dëshmitarët e ndryshëm. Gjykatat në Siena dhe Romë kanë liruar tashmë Berluskonin, megjithëse prokurorët në Siena kanë kërkuar apelimin e vendimit. Prokurorët Majin e kaluar kërkuan burgim për ish-kryeministrin si dhe konfiskimin e katër shtëpive dhe miliona eurove.

Ata gjithashtu kërkuan dënime nga një deri në gjashtë vjet për 27 të pandehur të tjerë, duke përfshirë balerinën Karima El Mahroug, e njohur me emrin e saj të skenës, Ruby the Heartstealer. Berlusconi, 86 vjeç, ka pranuar se ka dhënë para për të ftuarit e tij të ndryshëm, por tha se ato janë ofruar spontanisht si kompensim.

Gjyqi në Milano është ndërprerë në mënyrë të përsëritur për shkak të problemeve të shpeshta shëndetësore të manjatit dhe edhe nëse ai dënohet, ka pak mundësi që ai të shkojë në burg për shkak të një procesi të gjatë apelimi dhe moshës së tij. Karriera e Berlusconit është përfshirë nga beteja ligjore dhe ai u ndalua përkohësisht nga posti politik pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013 ndërsa në vitin 2022 ai u kthye në Senat në zgjedhjet kombëtare të vitit 2022. Nëse ai dënohet, ai do të apelojë dhe do të jetë në gjendje të qëndrojë në parlament derisa të arrihet një vendim përfundimtar, duke minimizuar çdo pasojë për qeverinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share