Një ditë pas shkarkimit, Medreseja falënderon ish drejtorin Idrizi

Një ditë pas shkarkimit të ish drejtorit dhe emërimit të drejtorit të ri, Medreseja Isa Beu në Shkup ka falënderuar Ibrahim Idrizin, që deri dje ushtroi pozitën e drejtorit të këtij institucioni, përcjell KlanM.

“Idrizi gjatë këtyre viteve me shumë sukses ka menaxhuar me pesë paralelet, atë në Qendër, të femrave në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, si dhe paralelen e djemve në Shtip.
Me aftësitë e tij menaxhuese, me mundin dhe përkushtimin, ka arritur që në Medresenë të bëhen investime të mëdha në rregullimin e infrastrukturës, duke bërë që objekti i Medresesë të shkëlqej në formën dhe dukjen e saj, për ta patur zili edhe shumë shkolla të tjera. Ai ka qenë gjatë tërë kësaj kohe shumë insistues dhe këmbëngulës për akreditimin e Medresesë që ajo të futet në sistemin publik të shkollimit në vendin tonë”, thuhet në letrën falënderuese të Medresesë.

Ndryshe, Ibrahim Idrizi ka drejtuar këtë institucion që nga viti 2008. Në vend të tij është emëruar Islam Islami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share