Nisin procedurat në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese

MË 25 KORRIK KOMISIONI, E MË 18 GUSHT SEANCA PLENARE

Qeveria informoi se propozimin për ndryshimet kushtetuese e dorëzoi në Kuvend. E institucioni ligjdhënës sot menjëherë informoi se ka caktuar seancë të komisionit.

”E informojmë opinionin se në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, Kryetari tani më e ka caktuar seancën plenare më 18 gusht 2023 në ora 11:00. Para se të shqyrtohet Propozimi në Seancë plenare, Propozimin do e shqyrtojë Komisioni i Çështjeve Kushtetuese, kryetar i të cilit është Kryetari Xhaferi. Seanca e Komisionit të Çështjeve Kushtetuese është caktuar më 25 korrik në ora 10:00.   Në pajtim me dispozitat ligjore, Komisioni duhet të debatojë sipas Propozimit më së shumti 10 ditë pune. Duke e pasur parasysh se 2 Gushti është ditë jo pune, a më 27 korrik tani më ka seancë të caktuar për pyetje të deputetëve, pritet që puna e Komisionit për Çështje Kushtetuese të përfundojë ndërmjet 7 dhe 9 gusht. Pas çka, Propozimi do të shqyrtohet në seancë plenare, në të cilën debati zgjat deri në 10 ditë pune” – thonë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kovaçevski beson që do të ketë konsensus mbipartiak dhe se të gjithë 120 deputetet do të votojnë ndryshimet. Ai edhe njeh herë përsëriti se këto ndryshime nuk cenojnë asgjë maqedonase.

”Mendoj që bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese që nuk prekin në çështje identitare” – tha Dimitar Kovaçevski.
Nga ana tjetër, kreu i opozitës i prerë, propozimi i papranueshëm. Sipas Mickoskit, kjo Qeveri ka nënshkruar diçka që nuk mund të përmbush dhe në këtë mënyrë po e komplikon edhe më shumë rrugën integruese.

”Do të kemi takim koordinues si VMRO DPMNE dhe në atë takim do të merremi vesh se si do të veprojmë. Ajo që është e rëndësishme është se VMRO DPMNE dhe koalicioni kanë qëndrim të prerë në lidhje me këto ndryshime kushtetuese. Ndryshime kushtuese në këtë formë, nën diktatin bullgar dhe në formën se si dorëzohen në Kuvend jo vetëm që nuk janë të pranueshëm për ne, por Qeveria plotësisht po e komplikon procesin me atë që e definon tekstin e ndryshimeve kushtuese i cili jo vetëm që nuk është i pranueshëm por mund të them se është totalisht i pakuptueshëm” – tha Hristijan Mickoski.

Ditë më parë, shumica aktuale pësoi edhe një goditje. Tre deputet, dy prej të cilëve ishin pjesë të grupit Parlamentar të BDI-së, kumtuan se nuk do të jenë më pjesë e shumicës parlamentare. Që të komplikohet puna edhe më shumë, ka paralajmërime se edhe partia e gjelbër DOM ka shprehur pakënaqësi të mëdha për shkak ndodhive të fundit me minierën Jellovica. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share