“Nisën të ulërinin dhe të vraponin nga plumbat mbi kokat e tyre”, dëshmitë në lokalin ku u ekzekutuan 2 shqiptarët

Mediat greke kanë përcjellë këtë të hënë dëshmi të personave që ndodheshin në lokalin në zonën e Nea Smyrni të Athinës, aty ku një natë më parë ndodhi atentati me dy të vrarë dhe një të plagosur.

Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë dy shqiptarët, Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç nga Vlora dhe Armando Organja 44 vjeç nga Berati. 41-vjeçari Çerçizaj humbi jetën në vend, ndërsa Organja fillimisht mbeti i plagosur, siç shihet edhe në këto pamje të publikuara nga mediat greke. Ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

E gjithë ngjarja ndodhi në pak sekonda, siç është e dokumentuar edhe nga kamerat e sigurisë të lokalit në fjalë. Autori, i maskuar me maskë Covid dhe kapuç të zi, u fut mes tavolinave, duke shkuar tek vendi ku ndodhin të ulur dy shqiptarët. Qëlloi disa herë me pistoletë dhe u largua. Ngjarja ndodhi në një kohë kur në zonë kishte shumë njerëz, edhe për shkak të finales së Botërorit.

E plagosur nga kjo ngjarje mbeti edhe një kliente e cila ndodhej e ulur në një tavolinë ngjitur.

“Viktima ishte i njohur në zonë. Të gjithë e njihnim sepse ofronte mbrojtje në këmbim të parave. E njihnim me emrin Niko. Vajza që mbeti e plagosur ishte kliente. E pamë të mbuluar në gjak derisa erdhi ambulanca për ta marrë”, rrëfen për Protothema një punonjës i lokalit.

Duke përshkruar momentin e atentatit ai tha: “Njerëzit nisin të ulërinin kur autori nisi të qëllonte mbi kokat e tyre. Shpërtheu paniku dhe të gjithë nisën të vraponin nga frika. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin ndeshjen”.

“Dëgjova 5-6 të shtëna. U shokova. Zbrita poshtë pashë policinë dhe një person të vdekur”, rrëfeu një banor i zonës.

 

Si Çerçizaj ashtu dhe Organja rezultojnë të dy persona me një aktivitet të njohur kriminal në fushën e narkotikëve, grabitjes dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetuesve grekë, shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë larja e hesapeve./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share