Nis sonte “Zemër Luana” në Klan (VIDEO)

Sonte në mbrëmje nis spektakli i shumëkërkuar dhe i shumëpritur i moderatores dhe autores Luana Vjollca. “Zemër Luana” ngre siparin në prime time në ekranin e të gjithë shqiptarëve për të zbuluar plotësisht projektin e ri që po pritet me shumë interes nga publiku shqiptar.

“Kam një lloj emocioni që nuk di t’ia vë emrin me thënë të vërtetën. Shpresoj shumë që t’ia shpërblejmë publikut të gjithë kërkesën e tyre për rikthimin e një prej programeve më të dashur për ta”, u shpreh Luana Vjollca.

Nuk do të mungojë muzika, lojërat, as personazhet më të përfolur të momentit. Nëpërmjet batutave dhe argëtimit, intervistave do të zbulohet shumë për ta. Të ftuarit, do të rrëfehen sonte ekskluzivisht projektet e fundit në “Zemër Luana” me Luana Vjollcën.

“Çfarë nuk do shikojë sonte publiku. Kështu që të stacionohen përpara ekranit të TV Klan dhe të na presin të jemi zjarr, se janë nga këta të ftuarit që mezi i presin dhe nuk dalin askund. Faleminderit shumë”, u shpreh Vjollca.

Deri tani kemi zbuluar një kapiten, Bes Kallakun, dhe një të ftuar, por kush janë të tjerët që i bashkohen kësaj puntate të parë? Zbulojeni sonte në prime time në ekranin e televizion Kombëtar Klan.

Tv Klan

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share