Nis procesi i numërimit të votave në Tiranë, diferenca mes Veliajt dhe Këlliçit në 3 kutitë e para

Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë. Gazetari Besar Bajraktaraj ndodhet në një prej KZAZ-ve të vendosura në shkollën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet ku njoftoi se janë numëruar deri më tani 6 kutitë e para.

Megjithatë gazetari lexoi rezultatin e 3 kutive të para, të cilat siç raportoi ai, janë miratuar me procesverbal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Nga të dhënat rezulton se Veliaj ka deri më tani 452 vota, 378 vota ka Belind Këlliçi, 24 vota Roland Bejko, 22 vota Arlind Qori dhe 3 vota Lajla Përnaska.

Në këtë KZAZ janë 90 Qendra Votimi. Siç dëgjohen numëruesit i lexojnë emrat me zë të lartë në mënyrë që t’i dëgjojnë edhe vëzhguesit që ndodhen aty./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share