Nis festa e BDI-së – reagon opozita

MICKOSKI: BDI-ja SI “DEEP STATE”

Sonte BDI-ja nis manifestimet me rastin e 20-vjetorit të themelimit të partisë. Ftesa është bërë nga Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, I cili përmes Facebookut ka shprehur mirëseardhje, në Sheshin Skënderbe në Shkup, sic thotë, për të gjithë, nga Tetova, Kumanova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova dhe të gjitha vendbanimet në koncertin spektakolar, ku pritet të performojnë  Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Three Dots, Bardhi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shënimi I 20-vjetorit të BDI-së dhe paralajmërimet për koncerte me emra të njohur të estradës shqiptare kanë shkaktuar reagime tek opozita.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk është koha për festa duke shtruar pyetjen se me cilat vepra BDI-ja ka dëshmuar në këto 20 vitet e fundit se është parti shtetformuese.

“Ata funksionojnë si shtet I thellë kanë prokurorët e tyre, gjykatësit dhe nëse dikush guxon të dorëzojë ndonjë denoncim, ose nuk pranohet nga Prokurori ose gjykatësi e refuzon. Kjo është pasoja e këtyre 20 viteve dhe për këtë shkak kërkojmë zgjedhje të parakohshme që të mundet ky shtet I thellë të zhduket përfundimisht”, deklaroi Hristijan Mickoski- kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kritikat nuk kanë munguar as edhe nga ASH-ja.

 Ata vazhdojnë të festojnë, ne nuk e dijmë çka festojnë, a festojnë ikjen masive të qytetarëve, veçanërisht të rinisë, a festojnë diskriminimin institucional, a festojë varfërinë ekstreme, a festojnë ngritjen e normës së çmimeve, a festojnë dështimet edhe në politikat rajonale edhe në politikan ndërkombëtare, kështuqë ata mund edhe të festojnë, mund edhe të bëjnë dasma, por kjo është edhe një dëshmi se fare pak ose aspak nuk mbajnë llogari për jetën e qytetarëve, por prioritet mbi prioritetet e tyre është interesi individual, grupor dhe partiak,  ” deklaroi Elmi Aziri nga ASH

Lëvizja BESA ka reaguar për festën e BDI-së në Tetovës, që paralajmërohet për të Shtunën.

Çfarë feston BDI në Tetovë, vërshimet të cilat kapluan Tetovën, apo dëshirojnë të bëjnë festë se qytetarët i kanë të shprazur frigoriferët. Apo po festojnë djegien e fabrikës. A, nuk ju vjen turp që para këngëtarëve të cilët do paguhen nga 8000 euro t’i nxjerrim qytetarët të cilët nuk kanë qindarka në xhep? Çdo mendje e shëndosh do kishte reflektuar për t’u anuluar ky koncert, por si duket qejfet e tyre janë përpara popullit dhe fatkeqësive të tyre!” reaguan nga Lëvizja Besa

Ndryshe, partitë e opozitës kanë konfirmuar se kanë marrë ftesë nga BDI-ja për festën e 20-vjetorit të themelimit, por kanë refuzuar pjesëmarrjen, me arsyetimin se për shkak të krizës së thellë ekonomike, nuk është koha për festë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share