Kovaçevski: Zgjedhje në vitin 2024, kjo temë është mbyllur

“DERISA NUK HARMONIZOHET NË BE, NUK E KOMENTOJ PROPOZIMIN FRANCEZ”

Opozita në rruge për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare…

E shumica, ditën e ardhshme në Qeveri, për të dhënë mesazh se është unike në qëndrimin se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Të gjithë së bashku sollëm përfundim se zgjedhjet e parakohshme nuk do ti zgjidhin problemet e qytetarëve, por e kundërta, do ti thellojnë. Për këtë shkak, po e mbyllim këtë çështje. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në terminin e rregullt në vitin 2024” – deklaroi Kovacevski.

E nëse opozita fillon me bllokimin të plotë të sistemit dhe me protesta në rrugë ashtu siç paralajmëroi, se si do të veprojë Qeveria, përgjigjen e kishte partneri i koalicionit, Ali Ahmeti.

-Në rast se ndodh një krizë më e madhe politike, si do të funksionojë ky shtet, kur tanimë jemi edhe në krizë të madhe ekonomike dhe kriza tjera. Në fund, ju jeni njeriu me përgjegjësi më të madhe në këtë shtet. Opozita këtë punë e ka, paralajmëron bllokada, obstruksione, por ju si me më shumë përgjegjësi, si Kryeministër, nuk mund vetëm ti detektoni problemet… Përse nuk po ofroni zgjidhje?

Tani do t’iu përgjigjem. E shoh se ju gjatë gjithë kohës i bëni pyetjet në të njëjtin ton dhe me të njëjtën mënyrë dhe kjo është mirë.
Fillimisht do t’iu them se si do të funksionojmë…
Si deri më tani! Si deri më tani!

Kryeministri nuk deshi të përgjigjet as për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje. Tha se do ta komentojë në momentin që ai propozim merr miratimin e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe Bullgarinë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share