Nga Strazburgu, deputeti I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski ka thakesuar se Maqedonia nuk ka nis negociatat aderuese por është detyruar ta ndryshojë kushtetutën sipas kushteve dhe diktatit bullgar. Nikolovski, ka deklaruar se kjo paraqet një intervenim brutal në sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, duke i drejtuar një thirrje Këshillit të Evropës.
“I bëj thirrje Këshillit të Evropës që në këtë raport të propozojë hapjen e negociatave aderuese për maqedoninë pa anulime të mëtutjeshme dhe pa kërkesa plotësuese. Këshilli I Evropës duhet të kërkojë nga BE-ja që t`i respektojë kriteret e Kopenhagës. Ndryshimi I Kushtetutës së një shteti të pavarur nuk duhet të jetë kusht për negociata aderuese. Këshilli I Evropës duhet të kërkojë nga Bullgaria t`i ndërpresë presionet për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe të lejojë negociatat aderuese. BE-ja duhet t`i shfrytëzojë mekanizmat e saj që ta bëjë këtë. Vetëm në këtë mënyrë do të kthehet besimi dhe optimizmi për perspektivën evropiane” , deklaroi Aleksandar Nikolovski-deputet i VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/