Nikolloski takime në FMN: Jemi të përkushtuar që të sigurojmë qëndrueshmëri fiskale, financa publike stabile dhe rritje afatgjatë

Zëvendësministri Filip Nikolloski, i cili ndodhet për vizitë pune në Uashington, pati takim në Fondin Monetar Ndërkombëtar me Drejtorin Ekzekutiv Alternativ Luc Dresse dhe Shefin e Misionit të FMN-së, Jacques Minian.

Në takim u bisedua për gjendjen ekonomike dhe politikat në vend, me ç’rast zëvendësministri Nikolloski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të siguruar qëndrueshmëri fiskale afatgjatë.

“Vetëm financat publike të qëndrueshme mund të sigurojnë rritje dhe zhvillim afatgjatë, me synim përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.Në periudhën e ardhshme afatmesme pesvjeçare vazhdon përcaktimi që shpenzimet të jenë në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike, përshpjetimit të rritjes ekonomike, plotësimit të proceseve integrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, si dhe detyrimeve që rezultojnë nga anëtarësimi në NATO” theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski.

Në këtë takim, u bisedua edhe për nivelin e realizimit të aktiviteteve të programit për shfrytëzimin e Linjës së Likuiditetit dhe Përkujdesjes (LLP), qëllimi i këtij programi është sigurimi i mbrojtjes efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së që kanë baza të mirëfillta ekonomike, përkatësisht politikat.

Zëvendësministri i Financave Nikolloski gjatë qëndrimit në Uashington do të realizojë takime edhe në Bankën Botërore, me ç’rast do të zhvillojë takim me drejtorin ekzekutiv të BB-së, Koen Davidse, si dhe me drejtorin për zhvillim njerëzor, Michal Rutkowski.kryesore

Lexo gjithashtu
Total
0
Share