Ministria e Bujqësisë cak I sulmeve kibernetike

MPB HETON RASTIN, NUK KA NJOFTIME PËR DËMET

Të hënën Ministria e Bujqësisë njoftoi se sistemi I tyre elektronik ka qenë cak I sulmit kibernetik që ka shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës. MPB-ja ka hapur hetime. Ueb-faqja e Ministrisë ende nuk është në funksion.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në MPB kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion. Punonjësit në sektorin për teknologji informatike pranë kësaj Ministrise janë duke punuar në mënjanimin e problemit dhe ringritjen e sistemit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, ekziston frika se nga sulmi kibernetik mund të fshihen të dhënat për subvencionet e papaguara të bujqëve që kapin shumën e rreth 530 milionë eurove.

Sektori për Krim Kompjuterik në MPB është duke vepruar pas denoncimit të Ministrisë së Bujqësisë. Portali mkd.mk ka njoftuar se bëhet fjalë për sulm ransomver, që shpeshherë nënkupton edhe kërkesa shantazhimi.

Është ky sulmi I dytë kibernetik për një kohë të shkurtër në një institucion shtetëror. Më 10 Shtator cak I sulmeve kibernetike nga një grup hakerësh grek ishte Ministria e Arsimit.

Maqedonia e Veriut, pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, bëhet vendi I tretë nga rajoni I NATO-s që goditet nga sulmet kibernetike./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share