Shkak i largimit të kompanisë është lufta në Ukrainë
Gjigandi amerikan i veshjeve sportive, Nike po largohet plotësisht nga tregu rus, tre muaj pasi pezulloi operacionet në vend për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës.
“Nike Inc. mori vendimin për t’u larguar nga tregu rus… Dyqanet e Nike-s u mbyllën përkohësisht kohët e fundit dhe nuk do të rihapen“, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se ueb-faqja dhe aplikacioni i saj do të mbyllen gjithashtu.
Ky vendim do të prekë disa qindra punonjës, tha kompania amerikane, duke shtuar se donte të sigurohej që ata të trajtohen me respekt.
Sipas “Reuters”, Nike si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë përbëjnë më pak se 15 të të ardhurave totale të kompanisë.
Marka e veshjeve sportive, e cila ka qenë aktive në tregun rus për 28 vjet, njoftoi muajin e kaluar se nuk do të rinovojë marrëveshjet e licencimit me shitësit rusë.
Dhjetëra kompani të mëdha ndërkombëtare nga një gamë e gjerë sektorësh janë larguar nga Rusia qëkur nisi luftën kundër Ukrainës më 24 Shkurt.
Klan News