Ngordh panda mashkull më i vjetër në botë

Panda mashkull më i vjetër në botë ka ngordhur ditën e sotme në parkun zoologjik “Ocean Park” në Hong Kong. Panda, e quajtur An An ngordhi në moshën 35-vjeçare, ekuivalenti i një njeriu që jeton deri në 105 vjeç.

Zyrtarët në Ocean Park thanë se panda mashkull tregoi shenja të të mëdha të përkeqësimit të shëndetit gjatë javëve të fundit. An An iu dhurua Hong Kongut nga qeveria qendrore e Kinës në vitin 1999.

“An An na ka sjellë kujtime të bukura me momente të shumta që të ngrohin zemrën. Zgjuarsia e tij do të mungojnë shumë,” tha Paolo Pong, Kryetar i Ocean Park Corporation./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share