Gazetarja sjell në studio një copë meteori: E kam blerë në Meksikë

Gazetarja e njohur për turet e saj në botë Albana Nanaj, ka sjellë në studion e “Rudina” në Tv Klan kujtimin e saj më të bukur nga udhëtimi në Meksikë.

Një copë meteori, thotë ajo që i shesin banorët në zonën e Chiapas.

Albana Nanaj: Ky është një copë meteoriti që e kam marrë në Meksikë, në Chiapas. Në zonën afër Guatemalës ku jetojnë Maya-t, popullsia Maya, indigjenët e Meksikës. Aty një djalë i vogël na i shiste për dy dollarë dhe është një copë meteoriti, duket si plumb në fakt. Janë copëzat që shpërbëhen dhe bien në tokë. Ato i mbledhin dhe i shesin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Juli Lala: Është e vërtetuar kjo që është copë meteoriti?

Albana Nanaj: Po, po! Unë i bleva, shpesh blej për të ndihmuar dhe vendasit.

Albana Nanaj: Meksika ka fuqi magnetike, atje thonë ekzistojnë dhe pistat ku ulen dhe UFO-t, është një vend magjik./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share