Ngjarje shokuese në Greqi/ Djali i pret kokën babait me sharrë elektrike dhe njofton policinë: E vrava, ejani më merrni

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku një 46-vjeçar ka vrarë babain e tij 76-vjeçar.

Sipas mediave greke, djali i preu kokën të atit me sharrë elektrike brenda biznesit të tyre familjar.

Pas krimit, ai telefonoi policinë duke thënë “kam probleme psikologjike, ejani më merrni, vrava babain tim”.

Punonjësit e policisë që shkuan në vendngjarje u përballën me pamje tmerruese.

Autori u arrestua nga policia dhe u dërgua fillimisht në spital, pasi kishte lënduar veten pas vrasjes së babait.

Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Një banor i zonës tha për autoritetet se kishte dëgjuar zënka mes djalit dhe babait të tij.

“Por nuk e imagjoja kurrë që ai do ta vriste”, ka thënë banori.

Krimi ndodhi pas një konflikti mes të dyve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share