Ngacmoi vajzën e mitur të partneres, arrestohet 51 vjeçari nga Gostivari

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rajonin e Gostivarit, ku një 51 vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur të partneres së tij, përcjell Klan Macedonia.

51 vjeçari është arrestuar nga policia ditën e djeshme pas raportimit të partneres me të cilën ka bashkëjetuar. E mitura është vajza nga martesa e parë e denoncueses 40 vjeçare.

Sipas denoncimit, i akuzuari për një kohë të gjatë ka prekur nëpër trup vajzën e mitur të gruas së tij 40 vjeçare me të cilën nuk ka kryer kurorëzim zyrtar, përcjell KlanM.

Gjykatësi për procedurë paraprake i ka caktuar paraburgim prej 8 ditësh M.B nga Gostivari. Paraburgimin do ta vuajë në Burgun e Shkupit./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share