Kondovë: Priten bredhat që mbollën dikur banorët

GRUESKI: DO TË DËRGOJMË EKIPE PËR TË KONTROLLUAR

Banorë të Kondovës kanë alarmuar se, kompania që merret me pastrimin e drunjve të djegur gjatë zjarrit që e kaploi këtë vend, po priten bredhat e gjelbër në malin e këtij fshati. Klan Maqedoni shkoi në vendngjarje për të verifikuar këto njoftime.

Disa vite me herët u dogj një pjesë e malit mbi Kondovë por mbijetuan disa dru apo bredha të cilët  vetë banoret i kishin mbjellë shumë vite më herët, ndërsa pas denoncimin në TV Klan Maqedoni se po priten këto bredha të gjelbër erdhëm në terren dhe nga afër që të shohim se për çfarë bëhet fjalë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Lidhur me këtë çështje kontaktuam edhe drejtorin e “Pyjet Nacionale” Shkup. Ai thotë se nëse ka shkelje duhet të intervenojnë nga Policia pyjore dhe policia.

“Ne do të dërgojmë ekip për të kontrolluar dhe do ta shohim si është gjendja. Ne kemi bërë një marrëveshje me një kompani e cila duhet që pjesën e drunjve të kapluar nga zjarri ta pastrojë. Ndërsa në qoftë se ka probleme dhe prehet në vende ku nuk është e lejuar dhe nuk kemi marrëveshje për këtë duhet të intervenojnë edhe policia pyjore dhe policia” deklaroi për tv KlanM Drejtori i Ndërrmarjes “Pyjet Nacionale” Valentin Gruevski.

 Drejtori i ndërmarrjes “Pyjet Nacionale” shtoi se, në periudhën në vijim deri në fund të vjeshtës, në malin mbi fshatin Kondovë, planifikojnë të mbillen rreth 2.000 fidanë për hektar në pjesën ku është djegur mali./KlanMacedonia/

Gazetar: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share