Nga zbulimi i gjinisë të bebit të Irkencit, rrëfimi i Semit, e deri tek mesazhi i fortë i Luana Vjollcës! Çdo gjë ekskluzive mban vulën e “Zemër Luana”

Surpriza, emocione dhe të qeshura pa fund! Gjithçka që do të shihni sonte në “Zemër Luana”

Pak orë na ndajnë nga transmetimi i episodit të pestë të emisionit “Zemer Luana” në Tv Klan me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Asnjë natë nuk është e njëjtë me të kaluarën. Mbrëmjen e sotme të ftuarit janë Irkenc Hyka, Semi Jaupaj. Zaimina Vasjari, Kanita dhe këngëtarë special Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka.

Kjo puntatë e “Zemër Luana” është shoqëruar me shumë batuta por edhe lojra të reja. Një ndër to “Shtri këmbët sa ke tavanin”, ku të ftuarit u vendosën në një sfidë të pazakontë. Në anën tjetër Irkenci dhe Semi kanë zbuluar sekrete të personazheve shqiptarë, që nuk i dinim më parë.

Por nuk mund të mungonin as ekskluzivet, duke nisur nga Irkenc Hyka i cili ka zbuluar ekskluzivisht gjininë e bebit. Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca ka përgatitur një mesazh të fortë në sensibilizim të 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore. Duke rikujtuar se pak muaj më parë Luana ka lancuar projektin e saj #Thuaje, dedikuar pikërisht kësaj situate.

Performancat kanë qenë të zjarrta, madje pjesë e tyre kanë qenë edhe Olsi Bylyku, apo Luana Vjollca. Një episod ritmik e argëtues e ndiqni sonte në orën 21:00 në TV Klan! /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share