Nga sot ngorhja qendrore shtrenjtohet për mesatarisht 15%

BISLIMOVSKI: ARSYEJA E VETME ËSHTË RRITJA E ÇMIMIT TË GAZIT NË BURSAT BOTËRORE

Nga sot rriten çmimet e ngrohjes qendrore në kryeqytet mesatarisht për 15%. Këtë e njoftoi ditë më parë  drejtori i Komisionit Rregullator, duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë është rritja drastike e çmimit të gazit natyror në tregjet botërore.

Për dhjetë herë është rritur çmimi i gazit natyror në bursat botërore, nga viti i kaluar deri më tani, që do të rezultojë me të paktën 15% shtrenjtim të faturave të ngrohjes qendore në Shkup.

Ndërsa, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski po i paralajmëron qytetarët për krizën energjitike duke shtuar se ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai premton se familjet sociale me të ardhura të ulëta do të ndihmohen nga qeveria me masat anti-krizë që po përgatiten. Ndërsa institucionet tjera përkatëse po bëjnë çmos që vendi gjatë dimrit të furnizohet me rrymë përmes burimeve alternative.

“Na pret dimër më i rëndë pas luftës së dytë Botërore në Europë. Këtë e kam thënë në muajin maj, por edhe kryeministrat e tjerë në rajon, të gjitha masat të cilat do të merren do të jenë të destinuara për familjen e rrezikuara. Të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe qytetarët të cilët marrin paga më të ulëta do të kenë përparësi për t’i shfyrtëzuar masat të cilat do t’i ndërmerr qeveria. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative, deklaroi Kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share