Kop: Nuk do të ketë veto të re Bullgare – ndryshoni Kushtetutën!

“PYETENI VETEN, PËRSE PUTINI ËSHTË POLITIKANI MË I PREFERUAR?!”

Ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës është garancë për nisjen e fazës së re të procesit negociues të RMV-së me BE-në, siguron Ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kop. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai ashpër ka kritikuar situatën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, njofton KlanM.

Faza e parë e negociatave RMV – BE nisi në korrik të vitit të kaluar. Faza e dytë do të fillojë në momentin kur Maqedonia e Veriut do ta ndryshojë Preambulën e Kushtetutës dhe do t`i fut Bullgarët bashkë me komunitetet tjera që përmenden në Kushtetutë – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë Ambasadori holandez në Shkup, Dirk Jan Kop. Nëse kjo bëhet, sic njofton KlanM, Ambasadori holandez siguron se nuk do të ketë veto të re bullgare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk do të ketë veto të re. Nëse ndryshohet Preambula, në fazën e dytë nuk mund të ketë veto. Vendi duhet t`i përfundojë reformat dhe kjo është mënyra e vetme për të hyrë në BE, kurse procesi i skriningut do të tregojë se cfarë duhet të reformoni dhe fundja kjo është shumë më e rëndësishme se pozicioni bullgar” – tha Dirk Jan Kop

Ambasadori holandez ka komentuar edhe mungesën e konsensusit politik dhe qëndrimin e opozitës për këtë çështje.

“Nëse dëgjoni VMRO-DPMNE-në do të vëreni se kjo parti nuk ka problem me përmbajtjen e kësaj marrëveshje. Ajo që janë jashtë kësaj s`ka lidhje me Bullgarinë. Disa nga VMRO-DPMNE thonë se do të negociojnë për marrëveshje më të mirë. Këto janë marrëzi. S`ka marrëveshje më të mirë se kjo” – tha Dirk Jan Kop

Përveç përgjigjeve, ambasadori holandez, në intervistën për Radion Evropa e Lirë shtroi edhe një pyetje; “Pyeteni veten përse Putini është politikani më i preferuar?”. Sipas tij, sic njofton KlanM, fajtor janë politikanët, një pjesë e mediave dhe sektori joqeveritar që akuzojnë BE-në për pritjet e gjata të vendit para dyerve të BE-së.

“Sa më shumë që e “ngjyrosni” me të zezë BE-në, aq më tepër do të rritet popullariteti i personaliteteve si Putini. Mendoj se politikanë, lidershipi të mbështetur nga disa media dhe një pjesë e madhe e OJQ-ve, BE-në e akuzojnë për gjithçka. Kjo është e çuditshme. Përshtypja është se ky vend disi nuk përpiqet ta merr fatin në duart evta. Shumë lehtë është të akuzohet dikush tjetër” – tha Dirk Jan Kop

Ambasadori holandez ka adresuar kritika të ashpra për luftën kundër korrupsionit duke theksuar se përvec që nuk ka progress gjërat po përkeqësohen, njofton KlanM.

Situatën në gjyqësor e vlersoi në nivel të njëjtë me korrupsionin. Sipas tij, sic percjell KlanM, shenja të ndikimeve politike vërehen në Prokurorinë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kandidatëve për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik, por edhe në të gjitha gjykatat. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share