Nga sot dhe dy ditët në vijim, Blloku 1 i TEC Manastir do të shkyçet nga sistemi energjetik

Nga SHA EMV njoftojnë gjithë opinionin se nga sot pasdite dhe dy ditët në vijim, Blloku 1 i REK Manastir do të planifikohet të shkyçet nga sistemi energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut përcjell KlanM. Ndërprerja afatshkurte e funksionimit synon rritjen e besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së impiantit thonë nga EMV.

Kujtojmë edhe një herë se këtë vit, nisur nga kriza energjetike në vend dhe Evropë, REK Manastir nuk do të bëjë remonet klasike të blloqeve, por do të shfrytëzojë mundësitë për ndërhyrje tekniko-teknologjike për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e impianteve prodhuese në përputhje me rrethanat. Në ndërkohë, Blloku 2 i REK Manastir vazhdon të punojë. SHA EMV siguron nevojat për energji elektrike për familjet dhe bizneset e vogla dhe gjithë konsumatorët ekskluzivisht nga prodhimi vetjak. Energjia elektrike nuk importohet dhe nuk planifikohet të importohet energji elektrike nga jashtë edhe në ditët në vijim thuhet në njoftimin e SHA EMV./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share