100 Boksierë (70 meshkuj, 30 femra) në edicionin e 53-të Gongu i Artë

Federata Nacionale e Boksit që drejtohet nga kryetari Faton Salihu, në javën e parë të majit do të organizon edicionin e 53-të Turneu Ndërkombëtar i boksit “Gongu i Artë 2024”, ku do të marrin pjesë boksier nga 20 vende të botës

Mbi 70 boksier në kategorinë e meshkujve dhe 30 në kategorinë e femrave  do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 53-të me radhë Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Gongu i Artë 2024” që do të mbahet në sallën e madhe të palestrës “Boris Trajkovski” në Shkup nga 3 deri më 7 maj.

“Këtë vit do të ketë edhe ndryshimi për shkak se ky turne këtë do të jetë në serinë  A, me një nivel më t lartë në kalendarin e Federatës Evropiane dhe at të Federatës botërore të AIBA-s. Përherë të parë do të garojnë edhe boksierët femra, pra  dy  gjinitë edhe meshkujt edhe femrat . Deri më tani janë  20 shtete . Pra 70 boksier meshkuj dhe 30 boksiere femra”, deklaroi kryetari Faton Salihu .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari Faton Salihu tha se në dy edicionet e fundit nuk kanë përkrahjen e qytetit të Shkupi, por tradicionalisht vazhdon përkrahja nga ana e  Agjencisë për Rini dhe Sport

“Do të mundohemi që këtë vit organizimi të jetë në nivel më të lartë për shkak se jemi në një test të organizimit, sepse ketë vit Maqedonia përherë pare do ta ketë edhe evenimentin më të madh i cili do të jetë Kampionati Ballkanik në tre konkurrenca. Në konkurrencën e juniorëve, në konkurrencën e të rinjve dhe në konkurrencën e seniorëve” deklaroi kryetari Salihu

Sipas kryetarit të Federatës, Maqedonia e Veriut në këtë turne prestigjioz do të prezantohet me gjashtë boksierët më të mirë, ndërsa ftoi publikun që të ndjek këtë manifestim të madh sportive pasi hyrja do të jetë falas.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share