Nga sonte çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nga mesnata ulet për 1.00 denar, ndërsa i EUROSUPER BS-95 dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 0,50 denarë për një litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon, ndërsa për 0,571 denarë lirohet Mazuti M-1 SU, kumtoi Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,00 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00, Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 67,50, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) edhe më tej do të kushtojë 69,00 denarë për një litër.

Mazuti М-1 SU do të shitet nga 39,604 për kilogram.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share