Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,56% në raport me vendimin e datës 20.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,141 %, te nafta për 0,923 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,963 % dhe te mazuti për 1,883% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,411 den/kg dhe do të jetë 51,455 den/kg.
Nga data 22.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 98,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 101,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,455 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,40%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 22.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Osmani: Ne si Maqedoni e Veriut i japim armë Ukrainës që të mbrohet e jo të sulmojë tjetër shtet
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Maqedonia po i jep armë Ukrainës pasi nuk po…
28.03.23 12:18
Protestojnë bastoret dhe kazinotë – 10.000 njerëz mbeten pa punë nëse kalojnë ndryshimet ligjore!
Anëtarë të Asociacionit të bastoreve sportive të Maqedonisë dhe Asociacionit të organizatorëve të lojrave të fatit në automat-klubet…
10.01.24 17:06
Kongresi i fundit i ASH-së: A e kishte njoftuar Sela – Taravarin se nuk do kandidohet?
Në emisionin Klan Debat, Arben Taravari ushtrues detyre kryetar i ASH-së tha se në kongresin e fundit tha…
26.09.22 20:35