Rastet e pedofilisë dhe trafikimit të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë ngjallur një shqetësim të thellë në shoqëri. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm gjatë periudhës 2023 deri në korrik të vitit 2024, janë regjistruar 52 vepra penale lidhur me pedofili dhe janë arrestuar 60 autorë të dyshuar.
MPB
“Në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 34 vepra penale, për të cilat janë raportuar gjithsej 34 autorë. Në periudhën nga janari deri në korrik 2024 janë regjistruar gjithsej 18 vepra penale, për të cilat janë raportuar gjithsej 25 kryerës, nga të cilët një vepër penale është regjistruar në territorin e SPB Tetovë, për të cilat janë raportuar gjashtë autorë.”
Ndërkaq për tregti me fëmijë rasti më i rëndë që ndodhi gjatë vitit të kaluar ishte në Tetovë ku me një vajzë të mitur kishin abuzuar 11 persona nga rajoni i Tetovës shumica prej të cilëve ishin Biznismen të njohur për të cilët thonë nga Prokuroria se ndaj dhjetë prej tyre ka vijuar procedura gjyqsore njëri prej të cilëve ka pranuar fajsinë dhe është dënuar me 10 vite burg ndërsa tjetri gjendet në arrati.
PTHP
“Në rastin që ju intereson është ngritur aktakuzë ndaj 10 personave, ndërsa për një person të padisponueshëm nga organet e rendit, procedura hetimore është ndërprerë dhe do të vazhdojë në momentin e konstatimit. Në ndërkohë, pas aktakuzës ndaj të dhjetëve vazhdon seanca kryesore ku njëri nga të dyshuarit e ka pranuar fajësinë dhe procedura për të ka përfunduar ligjërisht. I pandehuri është dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale të vazhdueshme Trafikim me fëmijë nga neni 418-d paragrafi 1 dhe Neni 45 i Kodit Penal, por Gjykata e Apelit në Shkup vendosi të ankimojë sanksionin e paraqitur nga mbrojtja e të dënuarit, ia ka ndryshuar dënimin dhe e ka ulur në 4 vjet e 6 muaj burg. Për pjesën tjetër të të akuzuarve, procedura gjyqësore vazhdon dhe prokuroria aktualisht është duke paraqitur provat, ndërsa do të ketë seanca kur mbrojtja e të akuzuarit do të duhet të paraqesë prova.”
Jo vetëm femrat në disa raste të njohura për redaksinë tonë burrat kanë tentuar të kryejnë sulm seksual ndaj fëmijëve meshkuj siç ishte edhe kjo e fundit ku dyshohet për veprën penale një person nga Shkupi, atij javën e kakuar ju shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak.
Në përgjithësi, rritja e raportimeve për këto krime në Maqedoninë e Veriut tregon një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, por gjithashtu një sfidë në rritje për autoritetet që përballen me këto krime të rënda, që kanë pasoja të thella në shoqëri. /tvklan.mk