Kuvendi nuk i dha “dritë jeshile” ligjit për amnisti!

LLOGA: KJO ËSHTË HAKMARRJE PËR MOSMBËSHTETJEN E NDRYSHIMEVE NË KODIN PENAL

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk votoi nevojën për miratimin e propozim ligjit të amnistisë të propozuar nga ana e Qeverisë me procedurë të shkurtuar.

“Për” votuan 15 deputetë, ndërsa LSDM dhe opozita maqedonase votuan kundër.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e interpretoi këtë si hakmarrje ndaj mosmbështetjes e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal nga ana e tij dhe partisë së tij. Megjithatë, Lloga tha se kjo nuk e lëkund koalicionin qeveritar.

“Aspak, sepse propozimi ka qenë i Qeverisë. Siç mund ta shihni, propozuesi është Qeveria e RMV-së. Kështu që, nëse votimi nuk ka kaluar, nuk ka kaluar propozimi i Qeverisë, jo i Ministrisë së Drejtësisë”, tha Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Ai tha se propozim ligji për amnisti do të propozohet sërish me procedurë të rregullt, ndërsa akuzoi partitë politike si të padrejta, pasi tha se nuk kanë qasje të njejtë kur bëhet fjalë për funksionarë që kanë kryer krime të profilit të lartë dhe qytetarë të thjeshtë.

“Mua më vjen mirë që sot shteti në Maqedoni ka dy fytyra, një fytyrë të cilën e tregoi para disa javëve, kur brenda natës mund të amnistohet kriminel të lartë dhe një fytyrë sot, kur bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë, njerëz të cilët nuk kanë njerëz të fuqishëm nëpër institucione dhe njerëz të cilët nuk kanë fuqi financiare dhe çmimin do ta paguajnë ato. Kjo Maqedoni duhet të marrë fund. Qytetari duhet të jetë para funksionarëve dhe unë do ta kem këtë prioritet deri në fund të mandatit tim”, tha Lloga.

Paraprakisht, edhe VMRO – DPMNE dhe LSDM paralajmëruar se do të dorëzojnë amendamente, me qëllim që ky ligj të mos përfshijë edhe të dënuarit e rastit “Monstra”./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share