Unioni i Odave Ekonomike: Preferojmë treg të lirë!

OEMV EMËRON LEHTËSUESIT NË BISEDIMET KOSOVË-SERBI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Cdo “ngrirje” e cmimeve ka pasoja pozitive dhe negative dhe nëse Qeveria vlerëson se duhet të vendoset një masë e këtillë, duhet të sqarojë idenë dhe cfarë dëshiron të arrijë me këtë masë – thonë nga Unioni I Odave Ekonomike, të cilët preferojnë treg të lirë, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më 8 shtator 1991 qytetarët e këtij vendi votuan për pavarësi, ekonomi të lirë dhe treg të lirë, kështu që mendojmë se tregu i lirë është gjithmonë përfitim i asaj pavarësie dhe ne përgjithësisht preferojmë një treg të lirë megjithatë, qeveria ka hapësirën e saj të veprimit nëse mendojnë se është më mirë, ata duhet të shpjegojnë se cila është ideja e tyre, çfarë duan të arrijnë” – tha Trajan Angeloski, Unioni i Odave Ekonomike.

Ndërkaq, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka emëruar lehtësuesit për tejkalimin e barrierave administrative në bashkëpunimin ekonomik Serbi – Kosovë.

Kryetari I Odës, Branko Azeski, sic njofton KlanM, ka emëruar këshilltarët e tij Elena Milevska Shtrbevska dhe Jadranka Arizankovska si lehtësues në bisedimet që do të zhvillohen midis ekipeve të Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës.

Takimi i parë do të mbahet më 30 Mars në Shkup. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share