Neymar do të humbasë Copa America

Mjeku i kombëtares së Brazilit konfirmon lajmin

Neymar nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, që do të mbahet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor. Këtë e ka bërë të ditur mjeku i kombëtares braziliane. Neymar u dëmtua në ndeshjen kundër Uruguajit që Brazili e humbi 2-0. Ai iu nënshtrua një operacioni në nëntor për një këputje të ligamentit të kruciat dhe meniskut në gjurin e majtë.

Duhen të paktën nëntë muaj rehabilitim për t’u rikthyer në lojë pas një dëmtimi të tillë, nga më të rëndit për një futbollist, ka shpjeguar mjeku i kombëtares së Brazilit. Copa Amerika është gara futbollistike që bashkon dhjetë kombëtare nga Amerika e Jugut dhe gjashtë nga ajo qendrore dhe e veriut.

Megjithatë, doktori i kombëtares Lasmar qetësoi të gjithë duke pohuar për një radio në Brazil se futbollisti do të mund të luajë sërish në nivele të larta me rezultate të mira dhe pa asnjë lloj kufizimi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share