Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.
Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende me kushte për shfaqje të një stuhie të shkurtë.
Siç informojnë nga DPHM-ja, do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëviz nga 23 deri 27 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm në disa pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme të shkurta dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet deri 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.
Deri të mërkurën do të vazhdojë mot i paqëndrueshëm, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullimë. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të dendura shiu për një kohë të shkurtër dhe paraqitje të izoluar të breshërit.
Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurta shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa stabilizim i përkohshëm i motit pritet të premten. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.