Nesër finalja e Samitit të OSBE-së në Shkup

Samiti në Shkup kyç për të ardhmen e OSBE-së

Finalja e Samitit të OSBE-së në Shkup është nesër, kur është caktuar edhe press-konferenca e shefit të diplomacisë ruse, Lavrov. Në këtë samit fokusi është vënë për të ardhmen e organizatës dhe sfidat me të cilat përballet, kurse priten vendime për kryesuesin për vitin 2024, ku në takimin përgatitor në Vjenë ishte arritur konsensusi për Maltën.

Samiti në Shkup shihet si vendimtar për të ardhmen e OSBE-së. Një nga sfidat kryesore ishte se kush do ta marrë kryesimin për vitin 2024 nga Maqedonia e Veriut.

Kandidati i vetëm formal – Estonia, disa herë ishte bllokuar nga Rusia. Por, më 27 nëntor, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, njoftoi se në takimin përgatitor në Vjenë është dakorduar që kryesuesi ppër vitin 2024 të jetë Malta, vendim që duhet të konfirmohet në Samitin në Shkup.

Krahas kësaj, në kuadër të OSBE-së duhet që në Shkup të arrihet konsensusi dhe për katër pozitat kyçe; Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e ODIHR-it, Përfaqësuesin e Lartë për Pakica Kombëtare dhe përfaqësuesin për lirinë e mediave.

Mandati i funksionarëve aktual përfundon më 4 dhjetor.

Ndryshe, OSBE-ja paraqet organizatën ndërkombëtare të sigurisë në botë që është themeluar gjatë kohës së “luftës së ftohtë” si platformë dialogu midis perëndimit dhe bllokut lindor. Selia e Organizatës është në Vjenë, kurse OSBE ka edhe trupin parlamentar me 323 anëtarë – Asamblenë Parlamentare të OSBE-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share