Aksident tragjik në Maqedoni – Motoçiklisti humb jetën pasi u përplas me kamionin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Katlanovës, në drejtimin nga Velesi për në Shkup, përcjell KlanM. Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me një automjet ngarkesash dhe një motoçikletë me targa të Hungarisë”, kanë thënë për Makfax nga MPB.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është dërguar në spital, përcjell KlanM.

“Personi tjetër i cili po ashtu është transportuar me motoçikletë është transportuar në Qendrën Emergjente Shkup”, kanë thënë nga MPB.

Autostrada Veles-Shkup (te tuneli) është plotësisht e mbyllur për qarkullim, komunikacioni është devijuar nga kryqëzimi Veles në Shën Nikollë, në magjistralen Shtip-Shkup./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share