Nëse BDI del nga qeveria, si do të bëhet “kryeministri shqiptar”? – Ahmeti: Do të shohim

VMRO-DPMNE kërkon që BDI të dalë nga qeveria e të shkojë në opozitë, ndërsa BDI e ka pranuar këtë kërkesë të tyre, por me kushtin që para kësaj të votohen ndryshimet kushtetuese. I pyetur për premtimin e BDI-së në zgjedhjet e kaluara parlamentare për “kryeministlr shqiptar” dhe mundësinë e mosrealizimit të këtij premtimi nëse BDI del nga qeveria, Faton Ahmeti nga kjo parti u përgjigj shkurt.

“Do të shohim se çfarë rrethanash do të krijohen. Është herët të bisedohet pasi që nuk është pjesë e diskutimit aspak”, tha shkurt Ahmeti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share