Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshje për sigurimet shoqërore.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shkruan se qytetarëve të dy vendeve do t’u njihen sigurimet dhe të drejtat që burojnë prej saj.

“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share