Negociatat/ Rama bisedë me Vuçiq dhe Kovaçevskin: Nga BE-ja mesa duket do të dëgjojmë një JO

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, përkatësisht me Kryeministrin Kovaçevski dhe Presidentin Vuçiç lidhur me Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor.

Në një reagim në Twitter, Kryeministri Edi Rama ka shkruar se mesa duket BE-ja do të refuzojë sërish hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-në.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share