Në vendet malore borë / Ja çfarë moti na pret sot

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë më i freskët, pjesërisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë celsius gjatë paradites dhe deri në 16 gradë Celsius në orët e pasdites.

Në Shkup e rrethinë, pritet mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share