Tupançevski: Iniciativa për referendum ka anomali juridike

“MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE MUND T’I SHFUQIZOJË PRESIDENTI DHE QEVERIA”

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, deklaroi se, iniciativa për referendum ka anomali juridike që e bëjnë të pamjaftueshme nga aspekti juridik për arritjen e një qëllimi të synuar. Ai në një prononcim të bërë për media para fillimit të promovimit të strategjisë nacionale për preventim dhe drejtësi për fëmijët,  tha se para dorëzimit të iniciativës është dashur të merren parasysh dispozitat e Kushtetutës, ligjit për referendum dhe rregullores së Kuvendit, raporton Klan M.

“Në nenin 118 nga Kushtetuta është përcaktuar në mënyrë eksplicite material në raport me marrëveshjet ndërkombëtar. Ato, siç qëndron në këtë nen, paraqesin pjesë përbërëse nga rendi i brendshëm juridik i shtetit dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Posaçërisht është e rëndësishme edhe rregullativa në ligjin për referendum ku në nenin 24 thuhet se referendumi do të mund të shpallej para nënshkrimit, përkatësisht ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare” – deklaroi Nikola Tupançevski, ministër i Drejtësisë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri shtoi se, kompetentët e vetëm në shtet dhe në të drejtën ndërkombëtare për lidhjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare janë presidenti i shtetit dhe Qeveria.

“Duhet të respektohen obligimet që janë ndërmarrë nga marrëveshja ndërkombëtare, ndërsa për mënyrën në të cilën mund të shfuqizohet është e sigurt se për të nuk është kompetent Kuvendi” – deklaroi Tupançevski.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi të martën hodhi poshtë iniciativën e VMRO – DPMNE-së për shpalljen e referendumit të obligueshëm për shfuqizim të Marrëveshjes me Bullgarinë. Ai tha se, iniciativa nuk është në përputhje me Kushtetutën. Ai duke cituar nenin përkatës, sqaroi se marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me Kushtetutën nuk mund të ndryshohen me ligj. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share