Në Tetovë policia kap një të mitur me marihuanë

Policia e Tetovës në rrugën “107” ka zënë një të mitur me marihuanë dhe menjëherë e ka dërguar në stacionin policor. Në kumtesën e SPB Tetovë nuk precizojnë se sa marihuanë kanë gjetur te i mituri por thonë se e kanë sekuestruar marihuanën.

“Mbrëmë rreth orës 22 dhe 20 minuta në rrugën “107” në Tetovë, policia ka privuar nga liria një të mitur nga tetova përshkak i është gjetur marihuanë të cilën e kanë sekuestruar oficerët policorë. Policia punonnë zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share