Koalicioni VLEN vazhdon në përgatitjet për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare.
Sonte në lagjen Teqe në Tetovë e kanë hapur shtabin zgjedhor duke u përgatitur për fushatën Presidenciale. Mes shumë simpatizantësh e qytetarësh i pranishëm ishte edhe kryetari i degës së Tetovë, Besar Durmishi si dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 8 majit.
“Lagja TEQE është vetë ndryshimi i 24 prillit dhe 8 majit. Fitores së madhe i paraprijnë aktivistët, dashamirët dhe njerzit që janë reshtuar krah VLEN-it!”, ka shkruar Besar Durmishi.