Në Strumicë është dëmtuar një billbord i kandidatit për president Bujar Osmani

Sot rreth orës 10 në Stacionin policor Strumicë është raportuar se një billbord reklamues i kandidatit për president Bujar Osmani është dëmtuar me ngjyrë, informojnë nga SPB Strumicë.

Billbordi është vendosur në qendër të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “4 Korriku” dhe “Leninova” në Strumicë.

Në kumtesën nga policia theksohet se po merren masa për zbardhjen e rastit./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share