Në shoqëri me poezitë e Lindita Ahmetit

Nxënësit e shkollës fillore në Tearcë mbajtën një aktivitet letrar në kuadër projektit këndi i librit. Kësaj rradhe poezi nga krijimtaria letrare e poetes Lindita Ahmeti ishin përzgjedhur për lexim dhe analizë në orë të gjuhës shqipe.  Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” në bashkëpunim me shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në fshatin Tearcë të Tetovës organizoi orë letrare me qëllim që të promovojë botën artistike nga autoret gra dhe ngritjen e vetëdijes për ndasinë autoriale gjinore në letërsi.

Nxënësit e klasëve të shtata dhe të nënta kishin përgatirut për fillim një biografi të autores dhe librat e botuar, pastaj nga nxënësit e grupit punues u lexuan dhe u analizuan poezitë e përzgjedhura në mënyrë të pavarur në bashkëpunim me profesoreshën e gjuhës shqipe Sadije Aliti.

Pastaj nxënësit lexuan edhe punimet e tyre të shkrura në prozë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Profesoresha e gjuhës shqipe Sadije Aliti, theksoi se pas ftesës për bashkëpunim me “Mollëkuqen” për këndin e librit, me shumë dashuri përzgjodhëm poezi nga krijimtaria e poetes Lindita Ahmeti, edhpse poezia e saj dedikohet për ngë grupmoshë pak më të ritur, ideja ishte që edhe nga bota e nxënësve të nxisim mendimin dhe vlerësimin kritik edhe për moshën e tyre, dhe kam mbetur e befasuar me atë që nxënësit kishin arritur të depërtojnë në botën krijuese të poetes dhe të prezantojnë mendimin e tyre mbi poezitë, ishte në orë letrare shumë e bukur”.

Lindita Ahmeti, poete e tre qyteteve, e lindur në Prizren, me rrënjë nga Tetova, jeton e vepron në Shkup. Pas diplomimit nga shkolla e mesme në Shkup, ajo studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, ku edhe u diplomua. Ajo aktualisht punon në Institutin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve dhe është anëtare e Klubit PEN në Maqedoni. Lindita shkruan poezi në gjuhën shqipe që nga fillimi i viteve ’90. Merret edhe me përkthime nga gjuhët sllave dhe nga anglishtja në shqip. Poezia e saj është përfshirë në shumë antologji dhe panorama në gjuhë të ndryshme. Lindita Ahmeti është poete, përkthyese dhe studiuese e njohur e cila shquhet për kontributin e saj për artin dhe letërsinë, që krijohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për angazhimin e pareshtur në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet veprimtarisë së saj si përkthyese.

Ky projekt i “Mollëkuqes” ka për qëllim nxitjen e leximit të librave të autoreve gra, duke dashur që të nxis dashurinë për librat dhe leximin, por edhe të mbështesë gratë në letërsi, bënë të ditur nga kjo qendër.

Aktivitetet e kësaj natyre janë të nevojshme për nxënësit sepse ndikojnë në procesin edukativo-arsimor, në njohjen e krijuesve dhe në nxitjen e mendimit kritik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share