Artistja turke hartëzon Tetovën – “Mapping Tetovo” ekspozohet tek LOJA

Artistja turke Aysun Altındağ, e cila është shkrimtare, ilustruese e librave për fëmijë dhe skicuese e urbanizimit, pasi për një muaj i ka prekur me sy ndërtesat më të veçanta të qytetit, ka arritur të krijoj një hartë të Tetovës e cila do të ekspozohet këtë të enjte, 13 tetor 2022, në orën 19:00, në galerinë e Qendrës LOJA në Tetovë.
Aysun Altindag është një krijuese e cila motivohet nga eksplorimi i botës dhe qëllimi i saj është bashkëveprimi me njerëzit
Sipas Qendrës LOJA, nëpërmjet kësaj ekspozite, do të ndihmohet qyteti i Tetovës në mënyrë që t’i bashkohet familjes së qyteteve që kanë edhe harta, duke ofruar jo vetëm hartën e parë të qytetit, por një hartë të ilustruar.
Përgatiti: Zana Muhaxhiri Ramadani
Lexo gjithashtu
Total
0
Share