Në sheshin ”Iliria” në Tetovë sot do të mbahet protestë nga qytetarët në mbështetje të Palestinës

Sot në Tetovë do të mbahet protestë nga qytetarët në mbështetje të Palestinës.

Protesta do të fillojë në ora 13:30 në sheshin “Iliria”.

“Palestina çështje humanitare”, thuhet në pankartën informative të protestës.

Protesta në mbështetje të Palestinës u mbajt edhe në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qytete të mëdha anembanë botës.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ndërkaq ushtria izraelite më pas nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Deri më tani, numri i të vrarëve palestinezë është mbi 7 mijë, ndërkaq numri i të vrarëve izraelitë është mbi 1.400.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share