Qendra Shkollore Shtetërore e Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski – Lluj” hapësirat e të cilës gjendet në qendrën e Shkupit, nga viti shkollor 2022-2023 do të ketë paralele të disperzuar për arsimin fillor për muzikë në Komunën e Sarajit.
Paralelja hapet me kërkesë dhe iniciativë të prindërve dhe shkollës, me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Sarajit dhe do të funksionojë në kuadër të Shkollës Fillore Komunale “Dituria”.
Iniciativa është ngritur për t`iu dalë në ndihmë të rinjëve të kësaj komune, të cilët çdo vit shfaqin interesim të madh për t`u përfshirë në arsimin për muzikë. Në vitin e ri shkollor 2022-2023, në Qendrën Shkollore Shtetërore të Muzikës dhe Baletit u regjistruan gjithësej 8 nxënës, por në vend që të udhëtojnë çdo ditë ndërsa me qëllim që të ulen shpenzimet dhe shqetësimet e familjeve të tyre, do të ndjekin mësimet në komunën dhe vendbanimin e tyre.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vlerësoi këtë iniciativë si të dobishme dhe ofroi mbështetje për zbatimin e saj, e cila, nga ana tjetër, nuk shkakton implikime fiskale për buxhetin e shtetit.