Cikloni i Evropës Perëndimore mbërriti në vendin tonë.
Do të ketë mot të ngrohtë, por pikërisht kjo do të ndikojë në nxehjen e atmosferës kurse lokalisht priten reshje intensive të shiut dhe breshërit, shkarkime të shpeshta dhe të fuqishme elektrike, erë të fuqishme që mund të shkaktojnë përmbytje lokale
Pamjet që po i shihni janë nga rajoni i Ohrit. Sipas autoriteteve në këtë rajon, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë 38 litra shi në metër katrorë.
Qendra për Menaxhim me Kriza ka marrë denoncime për objekte të përmbytura. Raportohet se sistemi kolektor nuk ka arritur që në tërësi të pranojë sasinë e ujrave për shkak të reshjeve intensive të shiut.
Por, edhe rajone tjera kanë qenë të goditur nga moti i lig. Në Shkup, për disa minuta, reshjet shkaktuan përmbytje të rrugëve.
Metereologët thonë se gjatë gjithë javës së ardhshme, Maqedonia e Veriut por edhe rajoni, do të përballen me mot jostabil, me reshje të shpeshta, bubullima, erë të fuqishme kurse lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig.
QMK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë ndryshimeve të menjëhershme metereologjike kurse gjatë shkarkimeve elektrike të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën drunj të vetmuar.