“Grupi i zjarrit” kërkon debat për llogaridhënie, sot Kryesia e BDI mban mbledhje në Tetovë

Sot në Tetovë pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Kjo do të jetë mbledhja e tretë në BDI pas zgjedhjes së Kryesisë së re në tetor të vitit të kaluar. Sekretari organizativ i kësaj partie, njëherë edhe pjesë e grupit të pakënaqur brenda partisë, Blerim Bexheti dje tha se është e rrugës që në mbledhjen e sotme të vazhdohet diskutimi mbi llogaridhënien dhe të arriturat e ekzekutivit nga BDI.

“Pres që të vazhdohet me atë pikë të rendit të ditës ku duhet të shqyrtohet llogaridhënia, e arritura e ekzekutivit nga radhët e BDI-së, ku është edhe pjesë e procesverbalit dmth që të vazhdohet, bile duheshte të vazhdojë që në fillim të dhjetorit, fatkeqësisht nuk ndodhi”, tha mes tjerash Bexheti.

Ndryshe ditën e djeshme u bë e ditur se kryeu i kësaj partie, Ali Ahmeti ka caktuar Rafis Alitin koordinator për degën e Sarajit, komunë kjo e cila drejtohet nga Blerim Bexheti nga grupi i integristëve të pakënaqur – “grupi i zjarrit”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share