Në Negotinë të Vrapçishtit u zhvillua Kolonia Artistike Mbarëkombëtare

U zhvillua Kolonia Artistike Mbarëkombëtare në Pallatin e Kulturës “Shota” në Negotinë të Komunës së Vrapçishtit. Kolonia, që ishte e dyta radhazi, përfundoi me ekspozitën kolektive më 17 dhjetor.

“Para publikut janë ekspozuar veprat e 30 artistëve të krijuara gjatë kolonisë që u mbajt prej 14 deri më 17 dhjetor. Artistët që morën pjesë në Koloni ishin në numër 30, nga disa shtete, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, dhe nga Lugina e Preshevës. Tre ditë rradhazi artistët patën mundësi të krijojnë vepra me teknika të ndryshme, me forma të ndryshme, shprehja artistike ishte e lirë. Gjithashtu patëm bashkim të artistëve duke filluar nga brezat e ri, e deri te mjeshtërit e panelit të brezave më të vjeter me qëllim të këmbimit të përvojave nga njëri-tjetri”, thonë nga Komuna e Vrapçishtit./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zyra për informim

Komuna e Vrapçishtit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share