Në këtë mandat dy vjeçar do mundohemi ti rregullojmë gabimet në libra, tha kryetari i ri i UNSHM-së

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, Berin Muhamed tha se në mandatin dy vjeçar si kryetar i UNSHM-së do të mundohet të insistojë të rregullojë gabimet në libra.

”Prandaj mandati dy vjeçar është shumë i shkurtë sepse për tu bërë kjo reformë duhet një kohë më e gjatë të rregullohen gabimet në libra. Por mendoj se nëse bëhen ndryshime në mënyrë digjitale bëhet shumë më lehtë dhe të rregullohet, ne do të punojmë në këtë aspekt” – tha Berin Muhamed. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share